
Sot nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, përcjell “Kosova Sot Online”.
Nënshkrimi do të mbahet në orën 13:30.
Pas ceremonisë së nënshkrimit do të mbahet konferencë për media.
(Kosova Sot Online)