Hamza: Do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve kur do ta qeverisi Kosovën

  • E.k /
  • 29 March 2024 - 08:39
Hamza: Do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve kur do ta qeverisi Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nëse ai do të vijë në krye të Qeverisë së Kosovës, do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hamza tha se kudo që ka qeverisur ka pasur rezultate më të mira.

“E kam bërë dhe jam i sigurt që do ta bëj prapë. Sa i përket përqindje së pagave do ta them momentin e duhur, por çka jam i sigurt që do të ketë rritje të pagave, do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, edhe kategoritë e moshës, por do të ketë edhe reformë pensionale, sepse nuk janë të trajtuar njëjtë, edhe ka kategori të pensionistëve që janë të dëmtuar”, ka thënë Hamza.

Hamza tha se atë që e premton edhe e bën.

“Kudo që kam qeverisë, kam pasur rezultate më të mira. Atë që e premtoj, edhe e bëj. Shuma matna deri sa e them fjalën publike, por kur e them fjalën publike qëndroj mbrapa saj. Mendoj që kemi ekip më të mirë, që garanton zbatimin e programit”, ka thënë Hamza.

(Kosova Sot Online)