Lexoni edhe:
Hovenier uron studentët e juridikut që dolën të tretët në garë: SHBA, krenare që ka ofruar mbështetjen
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Siç tha Tahiri, “ka një tendencë të shumicës për bllokim të secilës punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend”.
“Ka një kërkesë nga Rashit Qalaj që të shtyhet mandati për tre muaj i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, kërkesa e deputetit në emër të opozitës është që të ndodhë shtyrja e saj. Ne e lëshuam sallën. Është precedant tepër i rrezikshëm në demokracinë dhe në jetën parlamentare që shumica me ngulfatë hetimin parlamentar”.
“Shkurt dhe shqip këta janë lavdëruar dhe krenuar me qeverisjen e tyre gjoja se me duar të pastra, afera e korrupsionit te rezervat shtetërore është aty dhe këta dojnë me ngulfatë hetimin”, u shpreh Tahiri.
(Kosova Sot Online "