Lexoni edhe:
Brukseli kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet të pavarura nga njëra-tjetra, flasin edhe për votimin në KIE
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.Maqedonci, mes tjerash theksoi se temë e diskutimit ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, transmeton "Kosova Sot Online".
“Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët të të Kosovës dhe Italisë, për të vazhduar partneritetin tonë dypalësh në fushën e mbrojtjes”, shkroi Maqedonci në platformën X.
“E nënvizova qëllimin tonë për t’iu bashkuar NATO-s, për të garantuar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë”.
(Kosova Sot Online )