Lexoni edhe:
Deputeti i Vetëvendosjes i vendosur: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin
Një 50 vjeçar nga Prishtina u detyrua të kërkojë ndihmë në një ordinancë private në Malishevë. Kjo pasi ai kishte gëlltitur një telefon. Dokor Genc Paqarizi ka treguar se si kishte shkuar operacioni tek pacienti i cili ishte me çrregullim depresiv, transmeton "Kosova Sot Online".
Por ky telefon, të shtunën u largua nga stomaku i një 50 vjeçari i cili nga Prishtina kishte marrë rrugën për Malishevë të kërkojë ndihmë në një ordinancë private.
Gjendja e pacientit ishte stabile, por shëndeti i tij ishte rrezikuar pas gëlltitjes së telefonit.
“Të shtunën me 30 mars vjen një pacient i shoqëruar nga familjaret të cilët dyshojnë se ka gëlltit një trup të huaj, në këtë rast një telefon, është prej atyre të vegjel. Pacienti ka qenë stabil, plani ka qenë që mu largu ai trup i huaj për shkak të rrezikut, te metejm që kish mujt me bo, për shkak se telefoni mobil e ka edhe baterin, shpërberja e cilës do të kishte pasoja të rënda për shëndetin e pacientit”, tha gastroenterologu, Genc Paqarizi.
Paqarizi thotë se pacienti ishte me çrregullime depresive.
“Në rastin tonë pacienti ishte me çrregullime depresive dhe e ka përpi trupin e huaj në këtë rast telefoni. Pacienti ishte i moshës 50 vjecare nga Prishtina, pas procedurës ne kemi referuar të psikiatri gjë të cilën pacienti kishte bo, ne e rekomunadum përsëri të vazhdojë trajtimin të psikiatri”, tha Paqarizi.
E personat që në depresion, sipas psikologes Gentiijana Mikushnica kanë disa arsye që i shtyjnë të marrin këto veprime.
“Ky rast mund mu ndërlidh me të kaluarën e personi, që mundet më pas ndonjë lloj frike apo ankthi prej mjetit të cilit veç se ka përdor, kjo është një ndër arsyet që familjarët tonë nuk munden më vërejt sepse personat që vuajnë nga depresion janë të mbyllur vetë, dinë më mashtru shumë, dinë më qeshë në momente kur nuk duhet me qeshë”, deklaroi psikologia, Gentijana Mikushnica.
Për këtë, psikologia ka disa këshilla për të gjithë ata që kanë përrreth persona me shenja të depresionit.
Ne duhet të ofrojmë kontakt atyre mos mu izolu në vetën e tyre, në momentin që hyjnë në fazën e depresion ata persona e shohin vetëm ngjyrën e zezë, prandaj personat tjerë duhet të qëndrojnë afër”, tha ajo.
Rastet kur pacientët gëlltisin gjësende nuk janë të rralla. Muaj më parë në QKUK tek një fëmijë ishte larguar një copë metalike.
(Kosova Sot Online )