Lexoni edhe:
Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin
Çmimet e taksave në autostradën Egnatia në veri të Greqisë nga sot janë 30 deri 35 për qind më të larta, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ajo autostradë shkon nga Igumenica në perëndim deri në kufirin me Turqinë afër Kipit në lindje, dhe tarifa ngjitur me kufirin me Maqedoninë e Veriut në hyrje të Greqisë rritet nga 1.80 në 2.40 euro, në Asprovaltë nga 0.90 në 1.20 euro në Kavallë nga 1.40 deri në 1.85 euro.
Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikiminLexoni edhe:
Kjo është rruga që më së shumti e frekuntojnë kosovarët që shkojnë për pushime apo për shëtitje në Greqi.
Shtohet se ulja e vetme e tarifës në Selanik është rrugës për në Athinë (nga 1.20 në 0.90) dhe rrugës për në Promahonas në kufi me Bullgarinë (nga dy euro në 1.90).
(Kosova Sot Online )