
Lexoni edhe:
Mesazhet shqetësuese të Vuçiqit, media italiane: Mund të shpallë Jugosllavinë e re më 5-6 maj!
Qeveria e Kosovës të martën do të mbajë mbledhje ku në rend dite janë një sërë pikash për shqyrtim e miratim, transmeton "Kosova Sot Online "
Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30.
Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i ratifikimi të marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ekzekutivi do të shqyrtojë Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komunitetit pakicë në katër komunat veriore, e disa pika të tjera.
(Kosova Sot Online )