Kosova s’ka databazë për numrin e personave me autizëm

  • 02 April 2024 - 11:30
Kosova s’ka databazë për numrin e personave me autizëm

Republika e Kosovës nuk ka një databazë të qasshme me të dhënat për personat që janë me autizëm. Kështu u tha në konferencë me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit me moton “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në konferencën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) si dhe Shoqatën Autizmi Flet, është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm ne Kosovë si dhe janë adresuar nevojat e tyre.

Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka theksuar se janë në finalizim të strategjisë nacionale për personat me aftësi të kufizuara.

“Si Qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për persona me aftësi të kufizuar. Ne si Qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të kësaj politike përmes këtij dokumenti”, ka deklaruar ai.

Hatixhe Hoxha nga Shoqata Autizmi ka bërë thirrje që të miratohet ligji gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, pasi sipas saj, ky ligj është jetik për këta personat me autizëm. Ajo ka thënë është mungesë një detabazë për personat me autizëm.

“Ende nuk ka Kosova një databazë, nuk kemi një numër të caktuar për të ditur sa persona kemi në Kosovë që janë me autizëm. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, është ligj jetikë për ta”, ka deklaruar ajo.

Në këtë konferencë u shprehen shqetësimet për mungesë të asistenteve në shkolla, mungesë të logopedëve në shkolla, si dhe trajnimet për edukator në çerdhe dhe kopshte.

Prodekanja e Fakultetit të Edukimit, Blerta Perolli, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët si dhe kanë përmirësuar rezolutat tek fëmijët.

“Ndërhyrje në fëmijëri të hershme në radhë të parë kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët, kanë përmirësuar rezultatet për fëmijët, për familjet dhe komunitete dhe kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e zhvillimit. Mbështetja e duhur gjatë këtyre viteve të para kritike e nxitë zhvillimin e përmirëson përfshirjen dhe pjesëmarrje  e tyre dhe e garanton një cilësi të jetës çfarë të gjithë synojmë të arrijmë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online )