![](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/200x200_aktakuze-peje-vjedhje-780x439-1-600x3601712133159.jpg)
Lexoni edhe:
Afera “Subvencionet 1”, dëshmitari bashkëpunues rrëfen se ia dha të akuzuarit 3 mijë euro ryshfet
Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut, transmeton "Kosova Sot Online ".
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.
Nuk u raportua për dëme të tjera përveçse vetura “Dacia” me targa serbe u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.
Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.
(Kosov Sot Online )