Lexoni edhe:
Pas tërmetit në Tajvan, një lëkundje e fortë e dridhi edhe Turqinë
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpallur tender në vlerë mbi 25 milionë euro, për furnizim me karburante për nevoja të nivelit qendror dhe lokal, i ndarë në nëntë lote. Përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me karburante për vetura, nxemje, gjenerator dhe rezerva për institucionet,transmeton "Kosova Sot Online ".
Bazuar në njoftimin për kontratë që ka publikuar AQP në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kontratës është për një vit.
Pas tërmetit në Tajvan, një lëkundje e fortë e dridhi edhe TurqinëLexoni edhe:
Në Lotin 1 parashihet furnizimi me karburante për nevojat e Policisë së Kosovës. Furnizimi për këtë institucion pritet të kushtojë 4 milionë e 569 mijë e 397 euro.
Loti 2 është për furnizim me karburante për vetura për nevojat e institucioneve publike të nivelit qendror, me vlerë 2 milionë e 545 mijë e 262 euro.
Në Lotin 3 parashihet furnizim me karburante për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky furnizim pritet të kushtojë 1 milion e 648 mijë e 155 euro.
Më së shumti pritet të kushtojë furnizimi me karburante për nxemje/gjenerator/rezerva për nevojat e institucioneve publike të nivelit qendror, që parashihet me Lotin 4. Për këtë qëllim parashihet të shpenzohen 7 milionë e 317 mijë e 361 euro.
Lotet tjera janë për furnizim me karburante për nivelin lokal. Për Rajonin e Prishtinës 2 milionë e 553 mijë e 169 euro, për atë të Prizrenit 829 mijë e 928 euro, për Rajonin e Pejës dhe Gjakovës parashihet furnizimi me derivate në vlerë 1 milion e 509 mijë e 91 euro. Ndërkohë, për Rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit parashihet furnizim në vlerë 1 milion e 398 mijë e 540 euro, derisa për Rajonin e Mitrovicës, që është edhe loti i fundit, parashihet furnizimi me karburante në vlerë prej 693 mijë e 567 euro.
Kompanitë e interesuara për të kryer këto furnizime, kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin i te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në dosjen e tenderit.
(Kosova Sot Online )