Lexoni edhe:
“Garantuese e raporteve Kosovë-SHBA”, Osmani e veçon deklaratën e Escobar në një video për tri vjetët në krye të shtetit
KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka publikuar një video, përmes së cilës ka treguar se janë gati për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një mjedis të sigurt në vend, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në video rikujtohet se 4,600 trupa nga 28 aleatë dhe partnerë të NATO-s shërbejnë në Kosovë për ta ruajtur vijën kufitare prej 351 kilometrash me Serbinë.
“Nivel i lartë i gatishmërisë operacionale për ta parandaluar rrezikun e përshkallëzimit të ri, pavarësisht se nga vjen kërcënimi. Ne jemi të gatshëm t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për ta vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në videon e publikuar nga KFOR-i.
KFOR-i rikujton si zakonisht se po vazhdon ta zbatojë mandatin e tij si reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, misionit të BE-së për sundimin e ligjit, me të cilët thotë se “punojmë në koordinim të ngushtë”.
(Kosova Sot Online )