Lexoni edhe:
Krimin monstruoz në Serbi, gjendet e vdekur 2-vjeçarja e zhdukur dhjetë ditë më parë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti po propagandon me shifra rreth investimeve.
LDK thotë se investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023 nuk kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës “siç po propagandon Qeveria me deklarata të pavërteta”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Krimin monstruoz në Serbi, gjendet e vdekur 2-vjeçarja e zhdukur dhjetë ditë më parë Lexoni edhe:
“Investimet kapitale përgjatë tre viteve të kaluara janë në nivelin më ulët historik. Sepse në mesatare, gjatë tre viteve, të dhënat tregojnë se vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendrore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%, ngjashëm sikurse në këto tre vite të kësaj Qeverie, përqindja është e njëjtë! Për krahasim, në vitin 2023 investimet qendrore ishin 348 milionë euro, njëjtë siç ishin në vitin 2017 kur buxheti ishte 1.8 miliardë euro, e jo me 2.8 miliardë sa ishte në vitin 2023”.
LDK thotë se merita nuk mund të marrë një Qeveri që llogarit investimet e komunave si të vetat.
“Propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte e të dhëna zyrtare që hedhin poshtë këto manipulime”.
Gjithashtu, LDK ka paralajmëruar se “do të vazhdojë t’i publikojë këto fakte në një cikël të postimeve”.
(Kosova Sot Online )