![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit, Policia kap hajnat në flagrancë
![Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit, Policia kap hajnat në flagrancë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/04/auto_430831469_1149831932868041_8783926734719905509_n-1536x11521712228559.jpg)
Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi është plaçkitur gjatë mbrëmjes.
E vajza e tij, Kosovare Kelmendi tha për Tëvë1, se Policia e Kosovës i është përgjigjur thirrjes së saj duke reaguar në kohë rekord.
Derisa theksoi se kryesit e veprës janë kapur në flagrancë brenda shtëpisë nga Policia e Kosovës.
“E falënderojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reaguar në kohë rekord prej pesë minuta për t’i kapur ne flagrancë -mbrenda në shtëpi kryesit e veprës”, tha ajo.
Ndryshe, avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij u vranë nga forcat serbe 25 vjet më parë.
(Kosova Sot Online)