![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Zhduket një vajzë e re, nëna kërkon ndihmë për ta gjetur
![Zhduket një vajzë e re, nëna kërkon ndihmë për ta gjetur](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/10/auto_e-mitura-zhduket-780x439-11710062777.jpg)
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Ferizaj, e cili ka raportuar se vajza e saj 17-vjeçare ka dalë nga shtëpia dje dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E njëjta ka deklaruar para Policisë se e mitura është larguar nga shtëpia disa herë edhe në të kaluarën.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)