Lexoni edhe:
Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao Cancelon
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që të zgjatet edhe për dy javë procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, ku sivjet në pyetësor është përfshirë edhe pyetësori për regjistrimin e dëmeve nga lufta, transmeton "Kosova Sot Online".
Me afatin që është caktuar, deri më 17 maj, Lladrovci tha se e kanë vështirë që ta kryejnë këtë process.
Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao CancelonLexoni edhe:
Ai tha se edhe ka mungesë të informacioneve, por edhe të buxheteve.
“Kena mungesë të informacioneve, edhe të buxheteve… Nuk e di a kemi të drejtë, por unë kisha thanë që me shty, edhe dy javë ditë me zgjatë më shumë procesi i regjistrimit sepse e kemi bukur vështirë me e kry mirë, ashtu qysh ju po e kërkoni, ashtu qysh edhe ne kemi dëshirë me ba”, deklaroi Lladrovci.
Lladrovci shprehu një shqetësim lidhur me pyetësorin për regjistrimin e dëmeve nga lufta, ku tha se disa mund të kenë probleme ta plotësojnë meqë nuk kanë informata.
“Sa i përket regjistrimit të dëmeve të luftës, unë kam pritë në takim edhe një përfaqësues të ASK-së që e kemi pas me Kuvendin e Komunës së Prishtinës. Një shqetësim, jo pse ne jemi vonuar, por si do t’i deklarojnë, si do të bëhet, e kemi të vështirë, duhet të ketë informacione më shumë”.”, tha Lladrovci, në mbledhjen e Kurtit me kryetarët e komunave.
(Kosova Sot Online )