Kastrati: Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.
“Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë…”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)