![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Policia dhe KFOR-i kapin në flagrancë dy serbë duke u futur ilegalisht në Kosovë
![Policia dhe KFOR-i kapin në flagrancë dy serbë duke u futur ilegalisht në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/30/auto_policia-e-kosoves-600x3601711784897.png)
Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në Kosovë, jashtë pikës së kalimit kufitar, transmeton “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se brenda veturës ishin dy shtetas serb.
“Fsh. Izvor, Zubin Potok 05.04.2024 – 16:20. Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës jashtë Pikës së Kalimit Kufitar. Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)