![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Maqedonci: Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës
![Maqedonci: Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/07/auto_Maqedonci_zelensky1712484229.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.
Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.
(Kosova Sot Online)