Arrestohet një person, kjo është arsyeja
Policia e Suharekës ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A.G, i cili dyshohet për një vjedhje të rëndë në fund të marsit në fshatin Sopij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Policisë, A.G. kishte vjedhur stoli ari, laptop, një pushkë gjuetie e fishekë.
“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 05.04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari , një lap topi, nje pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 cop fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia se me urdhër të prokurorit ka kryer një kontroll në shtëpinë e të arrestuarit, ku kanë gjetur disa prova materiale.
PK njoftoi se ka sekuestruar një pistoletë P Beretta të kalibrit 7.65 mm, me numër serik V 777660 dhe një pistoletë Kolt (me mulli) UNIS-COBRA të kalibrit 9 mm.
I arretuari, siç njofton Policia “është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)