![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%
![Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/08/auto_auto_metee17048776961712562804.png)
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bajrami ka shkruar se Murati po thotë që i ka rritur pagat për 17 për qind, po në këtë përqindje “e ka llogaritur pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik”.
Tutje, Bajrami ka shkruar se se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023.
“Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bjen që i ke rritë pagat për 17%, por i bjen që me taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike.”
Ajo ka thënë se në mandatin e Muratit, inflacioni është rritur dhe sipas saj çdo pagë është zhvlerësuar më së paku 23 për qind.
“Ndërsa sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit minister i financave, ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qënë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, dmth. çdo pagë është zhvlerësu me së paku 23%.”
(Kosova Sot Online)