Gashi: Prokuroria po e përdor heshtjen per të arsyetuar zbulimin e vrasësve të Deharit

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 22:51
Gashi: Prokuroria po e përdor heshtjen per të arsyetuar zbulimin e vrasësve të Deharit

Tomë Gashi- avokati i familjes Dehari, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është duke heshtur dhe nuk po kthen përgjigje lidhur me zhdukjen e mostrave të Deharit në IML, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi i është drejtuar me letër prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, pas raportimit se janë gjetur mostrat e Deharit në IML.

“Rasti i mostrave te Astrit Dehari-t. Kerkesa e radhes derguar Prokurorit te Prokuroris Speciale z. Afrim Shefkiu. Edhe pse kan kaluar 1 vit e 4 muaj nga publikimi i zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Edhe pse Prokurori ka pranuar shume kerkesa pe ta njoftuar familjen e Astritit per kete qeshtje. Edhe pse Prokurori e ka obligim ta beje kete. Prokurori vetem hesht , asnjeher nuk pergjigjet..!”, shkruan Gashi.

Ai thotë se Prokuroria po e përdor heshtjen per të arsyetuar neglizhencën totale të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit.

“Plaget e Astritit jan deshmi e vrasjes se tije qe nuk mund ti fsheh askush siq nuk ka munde ti fshehe edhe nje ish Kryeprokuror i cili deshti rastin e vrasjes se Astritit ta mbyll per 13 dite ne kundershtim me provat qe e vertetojn se Astrit eshte vrare”, shkruan avokati Gashi.

(Kosova Sot Online)