![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën
![Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/09/auto_sali-berisha-scaled-1-600x360-11712670984.jpg)
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Ndërkaq, të hënën, gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Kjo është e disata herë që gjykata e posaçme hedh poshtë kërkesën e ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ish-kryeministri dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore gjatë kohës që qeveriste.
(Kosova Sot Online)