Thaçi - Ramabajës: 'O Sadri qenefi, kadale mbaje gojën pak bre'

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 22:18
Thaçi - Ramabajës: 'O Sadri qenefi, kadale mbaje gojën pak bre'

Janë përplasur ashpër në emision live kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe analisti Sadri Ramabaja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të dy kanë ofenduar e fyer njëri-tjetrin, Thaçi i tha “qenef” Ramabajës, e Ramabaja i tha “budallë” atij.

Pjesë nga përplasja e tyre:

Ramabaja: Po të ishe qytetar i Kosovës do të padisja menjëherë, se një tjetër rrugaç si ti e kam paditë…Ti edhe gënjen edhe nuk skuqesh fare.

Thaçi: Ku gënjej?

Ramabaja: Në raport me mua, paditëm në gjyq dhe fitoje gjyqin.

Më pas ofendimet pushuan pak, dhe Thaçi iu kthye Ramabajës me fjalët: A e pave çka ështe e sulmuar bac, se mendove që s’ma mban në fillim të emisionit?

Ramabaja: Ti je budallë total.

Thaçi: O Sadri qenefi, kadale mbaje gojën pak bre.

(Kosova Sot Online)