
Kurti uron Fitër Bajramin: Mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festës së Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".
Kurti mes tjerash theksoi se mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve
Kurti ka uruar një ditë gëzime dhe me mbarësi.
Postimi i plotë:
Për hajër Fitër Bajrami!
Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.
Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!
(Kosova Sot Online)