Gjilan: Burri e rrah gruan e tij pas një mosmarrëveshje, i shkakton lëndime trupore

  • E.k /
  • 10 April 2024 - 14:02
Gjilan: Burri e rrah gruan e tij pas një mosmarrëveshje, i shkakton lëndime trupore

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Gjilan, përcjell "Kosova Sot Online".

Një person i dyshuar është arrestuar pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ku edhe ka marrur tretman mjekësor.

"Gjilan  08.04.2024-18:00.  Me 09.04.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)