
Ka nisur takimi i Gërvallës me kryesuesin e OSBE-së

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borg e ka nise vizitën e tij zyrtare në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai sapo ka arritur në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku u prit nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla
Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)