Makina përplas motorin, vdes 44-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, përcjell "Kosova Sot Online".
Automjeti tip “Benz” me drejtues, 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Rasti është në hetime.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(Kosova Sot Online)