![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Takimi i Osmanit me Kryesuesin e OSBE’së, Presidenca: Folën për anëtarësim në KiE
![Takimi i Osmanit me Kryesuesin e OSBE’së, Presidenca: Folën për anëtarësim në KiE](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/11/auto_11.4.24_1-600x3601712831146.jpg)
Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin e Presidentes Vjosa Osmani me Ministrin për Punët e Jashtme të Maltës, njëherësh kryesuesin e OSBE’së, Ian Borg, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit të lëshuar nga ZPRK’ja, Osmani dhe ministri Borg kanë diskutuar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në, përfshirë mbështetjen e OSBE-së në të kaluarën dhe bashkëpunimin aktual me institucionet vendore, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Maltës në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)