Hekuran Murati nënshkruan një vendim të rëndësishëm për komunat
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, është miratuar sot bartja e të hyrave vetanake të komunave, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas Muratit, të hyrat vetanake të komunave kapin vlerën prej 60 milionë euro.
“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, tha Murati.
(Kosova Sot Online)