![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjilan: Policia i konfiskon tri vetura dhe i gjobitë shoferët
![Gjilan: Policia i konfiskon tri vetura dhe i gjobitë shoferët](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/01/auto_Policia-e-Kosoves-600x3601711955699.jpg)
Policia e Kosovës në Gjilan në kuadër të një kontrolli rutinor kanë ndaluar tri vetura, shoferët e të cilave drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit, përcjell "Kosova Sot Online".
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba si dhe u janë vënë pikë negative.
“Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)