Maqedonci: Gjermania shumë shpejt do të emërojë atashe rezident në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Gjermania shumë shpejt do të emërojë atashe rezident në Kosovë, me synimin avancimin e FSK-së në nivelin e standardeve të NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë deklaratë Maqedonci e ka dhënë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjeteve që Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të njëjtën e ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ministri i Mbrojtjes tha se marrëveshja për këtë do të nënshkruhet së shpejti.
“Së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”, ka deklaruar Maqedonci.
(Kosova Sot Online)