![Vetëvendosje ka fituar 35.73% deri tani në Istog](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/11/200x200_Komuna-Istogut-1-600x3601720682275.jpg)
Emisari francez për rajonin shkon në Beograd
![Emisari francez për rajonin shkon në Beograd](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/11/auto_trokaz1712849253.jpg)
Pasi presidenti francez Emmanuel Macron priti në një vizitë në Paris presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Franca në Beograd dërgoi edhe emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, René Trokaz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Trokaz është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një takim me Vuçiqin për nesër në mëngjes, raporton Danas.
Në deklaratën e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme thuhet se emisari francez ka folur me Daçiqin për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet aktuale rajonale në nivel shumëpalësh
MPJ serbe ka thënë se ata theksuan gjithashtu “rëndësinë e bisedimeve” që pati Macron me Vuçiqin në Francë.
(Kosova Sot Online)