![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Prishtinë: Shoferi gjobitet me 300 euro, drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë
![Prishtinë: Shoferi gjobitet me 300 euro, drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/12/auto_vetura-e-konfiskuar-11712929102.jpg)
Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 200 euro pasi që ka drejtuar mjetin e paregjistruar më tepër se 30 ditë.
Tutje, policia ka njoftuar se mjeti i është konfiskuar përkohësisht.
“VAZHDON KONTROLLI I TRAFIKUT PËRMES VETURAVE ME PAJISJE INTELIGJENTE! – Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin e pa regjistruar më tepër se 30 ditë, i njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur 200 € si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)