Ja kur nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë
Banorët e Dukagjinit kanë arsye të gëzohen në këtë mes të prillit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Të hënën nisin punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc.
Lajmin e ka konfirmuar, zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Po, është e vërtetë. Të hënën nisin punimet nga kompanitë që kanë fituar tenderin” ka thënë Durmishi për Indeksonline.
Ndërtimi i këtij segmenti është i ndarë në katër llote, ndërsa vlera e kontrata të nënshkruara është 21 milionë euro.
(Kosova Sot Online)