BILD: Shqipëria renditet në mënyrë të frikshme e 98-ta në indeksin e korrupsionit
Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryetarin e Bashkisë, Erjon Velijaj për përfshirje në skandal.
Gazeta shkruan se përfshirja e drejtpërdrejtë e Kryetarit Veliaj ka nxitur dhjetra protesta nga shoqëria civile.Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe Kryetari I Bashkisë.”
(Kosova Sot Online)