Lexoni edhe:
Sarrazin me qëndrim të prerë: Gjermania kurrë nuk do të përkrah ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s.
Sveçla ka thënë se me zyrtaren e NATO’s kanë folur për situatën në veri të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".
“Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, ka njoftuar Sveçla.
(Kosova Sot Online )