Shtime: Djemtë sulmojnë fizikisht babain e tyre, arrestohen nga Policia
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Shtime, përcjell "Kosova Sot Online".
Dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.
Policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Shtime 12.04.2024-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)