Nis ceremonia e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj
Ka filluar ceremonia e varrimit e 21 vjeçares që u vra dje nga ish-bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".
Në ceremoninë e varrimit janë parë një numër i madh njerëzish.
Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në Ferizaj.
(Kosova Sot Online)