Flet axha i 21-vjeçares në Ferizaj: Vëllai i saj tentoi ta shpëtonte

  • E.k /
  • 15 April 2024 - 14:08
Flet axha i 21-vjeçares në Ferizaj: Vëllai i saj tentoi ta shpëtonte

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur ditën e premte në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, V.A 36-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, 15-vjeçar i cili u plagos po ashtu nga i dyshuari V. A.

Axha i viktimës, Idriz Cokli, ka deklaruar se viktima ka qenë e ndarë më dorasin, përreth një viti.

Ai gjithashtu ka treguar se vëllai ka tentuar ta shpëtojë motrën.

“Vëllai ka tentu me shpëtu motrën e tij, atij i ka shkrepur në dorë, ndërsa vajzës në gjoks. Masanej ai thotë se nuk din asgjë… Policia e ka zënë kriminelin, dhe si shkon ai ashtu në gjykatë kokën lartë… brengosja ime është kjo, dyshoj se ka drejtësi..Që një vit janë ndarë, kanë pasur mosmarrëveshje, diferenca e viteve etj”, pohoi ai.

(Kosova Sot Online)