Qeveria ndan rreth 17 mijë euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 16:00
Qeveria ndan rreth 17 mijë euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës është “mbledhur” sot në në një mbledhje eletronike për të votuar ndarjen e rreth 17 mijë euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës – me qëllim të përkrhajes së aktiviteteve të tyre lobuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)