Në muajin shkurt të këtij viti 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 08:02
Në muajin shkurt të këtij viti 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas ASK-së, në muajin shkurt janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 358 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

(Kosova Sot Online