Osmani: 5 policë po mbahen peng nga Serbia, i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 10:48
Osmani: 5 policë po mbahen peng nga Serbia, i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot tha se pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Osmani tha se është domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe EUROPOL.

Osmani po ashtu, ju ka bërë thirrje aleatëve që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet për të ndalur veprimet e tilla kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia. Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetetëve të rinj të Policisë së Kosovës.

“Kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Republika e Kosovës me institucionet e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL-it dhe e EUROPOL-it”.

(Kosova Sot Online)