Kurti: Mbështetja e para dy ditëve, thirrje e qartë që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 11:37
Kurti: Mbështetja e para dy ditëve, thirrje e qartë që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thënë se Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm pardje, kur mori PO-në e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim në këtë organizatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se “faktet” dhe “mbështetja e fuqishme para dy ditëve” janë “thirrje të qarta për Komitetin e Ministrave që ta trajtojnë aplikimin tonë në muajin maj dhe që Kosova ta pranojë ftesën për t’iu bashkuar Këshillit të Europës po atë muaj”.

“Sot konstatojmë që kjo e arritur e përbashkët e shtetit dhe qytetarëve na gëzon të gjithëve, për punën e kontributin e deritanishëm, por njëkohësisht edhe për mundësitë e reja që i kemi përpara”, tha ai.

(Kosova Sot Online)