Rama dhuron gjak me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 11:57
 Rama dhuron gjak me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, ka dhuruar gjak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë. Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot. Ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)