Përfundon takimi i Lajçakut me Petkovicin

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 12:29
Përfundon takimi i Lajçakut me Petkovicin

Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, raporton N1.Ata janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Më pas, Lajçaku pritet të takohet edhe me kryenegociatorin nga Kosova, Besnik Bislimin.

Më vonë, pritet të ketë edhe një takim trepalësh.

Ky është takimi i tretë në mes të kryenegociatorëve, dhe i katërti në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes, që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.

(Kosova Sot Online )