BE dje tha se Serbia shkeli marrëveshjen, Hovenier: Pajtohemi me deklaratën

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 13:16
BE dje tha se Serbia shkeli marrëveshjen, Hovenier: Pajtohemi me deklaratën

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.

(Kosova Sot Online)