
Hovenier tregon se e ka diskutuar me Osmanin për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e aplikimit të Kosovës në Këshill të Europës.
“Sapo pata një nga takimet e rregullta me presidenten Osmani dhe folëm për disa çështje. Folëm për Forumin shumë të suksesshëm për Gratë, Sigurinë, Paqen që ajo ka pritur, folëm për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës”, tha shkurt Hovenier.
(Kosova Sot Online)