E zbulon Lajçak: Ja për çka u pajtuan Bislimi e Petkoviq
Pas takimit të sotëm në Bruksel, është deklaruar emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka njoftuar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK’së.
“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”
(Kosova Sot Online)