Ky është shqiptari që humbi jetën pasi u aksidentua në punë

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 22:18
Ky është shqiptari që humbi jetën pasi u aksidentua në punë

Ky është shqiptari Abdulla Bisku 58-vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë, në qendër të Asolës, Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Erdhi për një të ardhme më të mirë. E dinte që nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”, shprehen familjarët për Abdulla Biskun.

58 vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Aldi, një student në universitet dhe Adelina, një punonjëse në një kompani në zonë.

Ai punonte për një kompani në rinovimin e një ndërtese, teksa po shkatërronte një tarracë të vogël brenda rrethimit të brendshëm të ndërtesës, ndërsa ra nga një lartësi prej 3 metrash dhe përplasi kokën, duke humbur jetën në vend. 

Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet nga autoritetet italiane, pasi Bisku u gjet pa kaskën mbrojtëse dhe do të kontrollohet nëse duhej të ishte e detyrueshme mbajtja e një të tillë në atë lloj pune që ai po bënte. 


(Kosova Sot Online)