Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 21:32
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh

Sonte rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë,, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Florie Ahmeti, konfirmoi për Express se bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)